Betoni është materiali strukturor më i përdorur në ndërtim dhe cilësia e tij përcakton sigurinë e jetëgjatësinë e veprës. Provat mbi betonin ndahen në dy grupe: ato mbi betonin e freskët, që kontrollojnë përzierjen përpara se ajo të derdhet, dhe ato mbi betonin e ngurtësuar, që vërtetojnë klasën e arritur.
Në betonin e freskët matim konsistencën, densitetin dhe përmbajtjen e ajrit — parametrat që tregojnë nëse përzierja është e punueshme dhe e ngjeshur si duhet. Në betonin e ngurtësuar matim rezistencën në shtypje, përkulje dhe tërheqje indirekte, densitetin, përmbajtjen e çimentos dhe thellësinë e depërtimit të ujit, e cila lidhet drejtpërdrejt me qëndrueshmërinë dhe me rrezikun e korrozionit të armaturës.
Laboratori ynë harton gjithashtu recetën e prodhimit për betone normale, vetëniveluese, shotcrete dhe porobeton, si dhe merr e provon karota nga struktura ekzistuese kur kërkohet vlerësimi i një vepre të përfunduar.
Provat e mëposhtme — katër të parat mbi betonin e freskët, të tjerat mbi betonin e ngurtësuar — janë ato për të cilat laboratori ynë është i akredituar sipas ISO/IEC 17025, çertifikata LT 069:
- Formulimi i recetës së prodhimit (beton normal, vetënivelues, shotcrete, porobeton) — 8÷70 MPa — BS EN 206:2013+A2:2021
- Matja e konsistencës (slump, koni i Abramsit) — 0÷250 mm — BS EN 12350-2:2019; ASTM C143/C143M-20
- Densiteti i betonit të freskët — 800÷2600 kg/m³ — BS EN 12350-6:2019; ASTM C138/C138M-17a
- Përmbajtja e ajrit (poroziteti) — < 10 % — BS EN 12350-7:2019/AC:2022; ASTM C231/C231M-22
- Rezistenca në shtypje — 1÷88 MPa — BS EN 12390-3:2019
- Rezistenca në përkulje — 0.5÷15 MPa — BS EN 12390-5:2019
- Rezistenca në tërheqje indirekte — < 15 MPa — BS EN 12390-6:2009; ASTM C496/C496M:2017
- Densiteti i betonit të ngurtësuar — 800÷2600 kg/m³ — BS EN 12390-7:2019
- Përmbajtja e çimentos — 1÷20 % — UNI 6505:1973
- Thellësia e depërtimit të ujit nën presion — 0.5÷60 mm — BS EN 12390-8:2019
- Karota nga struktura — marrja, ekzaminimi dhe prova në shtypje — < 2000 kN — BS EN 12504-1:2019
Ju lutem na kontaktoni per detaje te metjshme
Akreditimi
Kompetencë e verifikuar në mënyrë të pavarur
Laboratori ynë është akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DPA) e Republikës së Shqipërisë sipas S SH ISO/IEC 17025:2017, “Kërkesa të përgjithshme për kompetencën e laboratorëve testues dhe kalibrues”.
ISO/IEC170252017
Laborator Testues
Numri i regjistrimit LT 069. Akorduar më 08.06.2025 dhe i vlefshëm deri më 07.06.2029. Çertifikata lëshohet së bashku me fushën e akreditimit.
Shiko çertifikatën (PDF)
ISO/IEC170252017
Laborator Kalibrues
Numri i regjistrimit LK 005. Akorduar më 06.08.2025 dhe i vlefshëm deri më 05.08.2029. Çertifikata lëshohet së bashku me fushën e akreditimit.
Shiko çertifikatën (PDF)
DPA është nënshkruese e EA MLA dhe ILAC MRA për testimin.