Uji i përzierjes është përbërësi më i nënvlerësuar i betonit. Papastërtitë e tretura në të — klorure, sulfate, lëndë organike ose vajra — ndikojnë në kohën e prezës, në zhvillimin e rezistencës dhe, në rastin e klorureve, nxisin korrozionin e armaturës brenda betonit të ngurtësuar.
Kontrolli i ujit ka rëndësi të veçantë kur burimi nuk është rrjeti publik: puse, përrenj, ujë i ricikluar nga impianti i betonit ose ujë sipërfaqësor pranë bregdetit, ku rreziku i përmbajtjes së kripërave është i lartë. Kriteret e pranueshmërisë jepen në BS EN 1008, standardin për ujin e përzierjes së betonit.
Analiza rekomandohet përpara se një burim i ri të vihet në përdorim dhe periodikisht më pas, veçanërisht nëse cilësia e burimit mund të ketë ndryshuar.
Shënim mbi akreditimin: provat e mëposhtme kryhen nga laboratori ynë sipas metodave të referuara në BS EN 1008, por nuk përfshihen në fushën e akreditimit ISO/IEC 17025 (çertifikata LT 069). Raportet e provës për to lëshohen pa simbolin e akreditimit.
- pH — aciditeti ose alkaliniteti i ujit
- Përmbajtja e klorureve — parametri kritik për korrozionin e armaturës
- Përmbajtja e sulfateve — lidhet me sulmin sulfatik ndaj çimentos së ngurtësuar
- Lënda organike — ndikon në kohën e prezës dhe në zhvillimin e rezistencës
- Përmbajtja e baltës dhe argjilës — grimcat e pezullta që dëmtojnë punueshmërinë
- Fortësia — përqendrimi i kripërave të kalciumit dhe magnezit
- Përmbajtja e vajrave dhe yndyrave — dëmton lidhjen çimento–agregat
Ju lutem na kontaktoni per detaje te metejshme
Akreditimi
Kompetencë e verifikuar në mënyrë të pavarur
Laboratori ynë është akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DPA) e Republikës së Shqipërisë sipas S SH ISO/IEC 17025:2017, “Kërkesa të përgjithshme për kompetencën e laboratorëve testues dhe kalibrues”.
ISO/IEC170252017
Laborator Testues
Numri i regjistrimit LT 069. Akorduar më 08.06.2025 dhe i vlefshëm deri më 07.06.2029. Çertifikata lëshohet së bashku me fushën e akreditimit.
Shiko çertifikatën (PDF)
ISO/IEC170252017
Laborator Kalibrues
Numri i regjistrimit LK 005. Akorduar më 06.08.2025 dhe i vlefshëm deri më 05.08.2029. Çertifikata lëshohet së bashku me fushën e akreditimit.
Shiko çertifikatën (PDF)
DPA është nënshkruese e EA MLA dhe ILAC MRA për testimin.