Inxhinieri
Shërbime Inxhinierike
Vlerësojmë truallin dhe ndërtesat ekzistuese, gjejmë çfarë u mungon dhe japim zgjidhjen: nga studimi sizmik i sheshit deri te projekti i përforcimit strukturor.
Prej më shumë se dy dekadash kemi mbështetur firma vendase dhe ndërkombëtare në projekte të mëdha në Shqipëri, nga Autostrada Kombëtare deri te Hidrocentrali i Devollit. Inxhinierët tanë punojnë së bashku me laboratorin tonë të provave, ndaj matjet, provat dhe llogaritjet dalin nga i njëjti vend.
Shërbimet
Çfarë ofrojmë
Vlerësim SizmikStudim inxhiniero-sizmologjik i sheshit dhe vlerësim sizmik i ndërtesave ekzistuese.Matje MASW me 24 kanale në terrenKategoria e truallit dhe spektrat e projektimit sipas Eurokodit 8 dhe KTP-N2-89Raport i firmosur, gati për lejen e ndërtimitShiko shërbimin →
Përforcim StrukturorPër ndërtesa që duhet të mbajnë më shumë ngarkesë, t’i rezistojnë tërmeteve sipas standardeve të sotme ose të rifitojnë kapacitetin e humbur.Rilevim dhe prova në terren e në laboratorLlogaritje sipas EurokodeveProjekt me sistemet e certifikuara Mapei, si fibrat e karbonitShiko shërbimin →
InspektimeInspektime të gjendjes, performancës dhe sigurisë së strukturave ekzistuese.Kontroll vizual dhe me dronProva jo-shkatërruese të betonit dhe armaturësRaport me gjetjet dhe rekomandimetShiko shërbimin (anglisht) →Si punojmë
Nga pyetja te raporti
Na tregoni objektin
Na dërgoni vendndodhjen, llojin e ndërtesës, vizatimet që keni dhe çfarë ju duhet: leje ndërtimi, rikonstruksion apo kontroll sigurie.
Rilevim në terren
Vizitojmë sheshin ose ndërtesën, kryejmë matjet dhe marrim mostrat e nevojshme.
Prova dhe llogaritje
Mostrat testohen në laboratorin tonë dhe rezultatet përdoren në analizat dhe llogaritjet inxhinierike.
Raport dhe zgjidhje
Dorëzojmë raportin e firmosur dhe, kur duhet, projektin e ndërhyrjes me produktet e duhura.
Prova nga laboratori ynë i akredituar
Provat e materialeve i kryen laboratori SARP & LAB, i akredituar sipas ISO/IEC 17025 (certifikata LT 069): beton, çelik, truall, murature dhe prova jo-shkatërruese në vepër.
Keni një ndërtesë apo shesh për të vlerësuar?
Na shkruani dhe ju tregojmë cili studim ju duhet dhe sa kohë merr.

