Laboratori · Gur natyror

Mermeri, gëlqerori, travertini dhe graniti përdoren për veshje, shtrime, shkallë dhe muraturë. Rezistenca, densiteti dhe përthithja e tyre përcaktojnë ku mund të vendoset guri në mënyrë të sigurt dhe si do të sillet me kohën.

Të gjashta provat janë të akredituara sipas ISO/IEC 17025 (certifikata DPA LT 069).

6prova të akredituara në këtë faqe
ISO/IEC 17025certifikata DPA LT 069, e vlefshme deri më 07.06.2029
EN · ISO · ASTMbotimet aktuale të standardeve të referuara
Në laboratorin tonëVrrin, autostrada Tiranë–Durrës, km 29

Kur ju nevojiten këto prova

  • Kavet dhe përpunuesit që deklarojnë vetitë për markimin CE dhe eksportin.
  • Veshja e fasadave, ku rezistenca në përkulje përcakton trashësinë e pllakës dhe ankerimin.
  • Shtrimet dhe shkallët e jashtme që duhet t’i rezistojnë ngricave dhe njollave.

Provat e akredituara dhe standardet

Gur natyror

Prova Çfarë tregon Fusha e matjes Standardi Ku kryhet
Rezistenca në shtypje Rezistenca në shtypje njëaksiale e gurit 1–88 MPa BS EN 1926:2006; ASTM D5873-14; ASTM D6032/D6032M-17 Laborator
Rezistenca në përkulje Rezistenca në përkulje për pllakat e veshjes dhe shtrimit 0.05–15 MPa BS EN 12372:2022; BS EN 13161:2008 Laborator
Densiteti real, i dukshëm dhe poroziteti Densiteti real dhe i dukshëm dhe poroziteti i hapur 500–3200 kg/m³ BS EN 1936:2006; BS EN 772-4:1998; ASTM D6473-15 Laborator
Përthithja e ujit në presion atmosferik Përthithja e ujit, treguesi i rezistencës ndaj ngricave dhe njollave 0.1–10% BS EN 13755:2008 Laborator
Lagështia natyrale Lagështia natyrale e gurit 0.1–10% ASTM D2216-19 Laborator
Përmasat e gurëve natyrorë Përmasat e pllakave, kubeve dhe blloqeve 0.1–500 mm BS EN 772-15:2011 Laborator

Marrja e mostrave dhe çfarë të na dërgoni

  • Mostra të prera në përmasat standarde, ose blloqe nga të cilat i presim ne.
  • Shënoni emrin e gurit, origjinën dhe përpunimin.

Çfarë përmban raporti i provës

  • Numër unik raporti, të dhënat e laboratorit të akredituar dhe shenjën e akreditimit ISO/IEC 17025 për provat e akredituara.
  • Identifikimin e mostrës, të dhënat e marrjes dhe gjendjen e mostrës në pranim.
  • Standardin dhe metodën e përdorur për çdo provë, me çdo devijim të shënuar.
  • Rezultatet me njësitë përkatëse dhe krahasimin me kufijtë e specifikuar kur na i jepni.
  • Firmën e stafit të autorizuar të laboratorit.

Pyetje të shpeshta

Cilat prova i duhen gurit të veshjes?

Të paktën rezistenca në përkulje, densiteti i dukshëm dhe përthithja e ujit; projektuesi i ankerimit e përdor rezistencën për dimensionimin e pllakave.

Prova të lidhura

Ju nevojiten këto prova për projektin tuaj?

Na tregoni materialin, numrin e mostrave dhe specifikimin me të cilin punoni. Do t’ju konfirmojmë provat, marrjen e mostrave dhe çmimin.

Kërkoni ofertë