Distributori i Vetëm i Autorizuar i MAPEI në Shqipëri
Materiale Ndërtimi, Hidroizolime dhe Laborator Testimesh
Sisteme Mapei dhe Polyglass, të furnizuara dhe të mbikëqyrura në disa nga projektet më të mëdha në Shqipëri — të mbështetura nga laboratori ynë i pavarur i testimit të materialeve.
Kollë për pllaka, sixhilante dhe hidroizolim MAPEI
Tre linjat tona kryesore, nga distributori i vetëm i autorizuar i MAPEI në Shqipëri. Çdo produkt ka faqen e vet me të dhëna teknike dhe fletën teknike.
Kollë për pllaka
Kollë çimentoje për pllaka qeramike, gres dhe gur natyror, brenda dhe jashtë, si dhe stuko për fuga.
Në SARP jemi krenarë që jemi distributori i vetëm i autorizuar i produkteve MAPEI në Shqipëri.
Partneriteti ynë me MAPEI, një lider i njohur në nivel global në prodhimin e produkteve inovative dhe bashkëkohore për ndërtim, dëshmon angazhimin tonë të palëkundur ndaj cilësisë, inovacionit dhe përsosmërisë.
Hidroizolim, produkte MAPEI dhe laborator i akredituar
SARP & LAB furnizon sistemet MAPEI dhe Polyglass, teston materialet në laboratorin e vet të akredituar dhe kryen studime gjeologjike e sizmike për ndërtime në Shqipëri.
Hidroizolim
Sisteme MAPEI dhe Polyglass për tarraca e çati, themele e bodrume, banja, pishina dhe depo uji. Zgjedhim sistemin, furnizojmë materialet dhe mbikëqyrim punën në objekt.
Distributori i vetëm i autorizuar i MAPEI në Shqipëri: aditivë betoni, ngjitës e stuko për pllaka, dysheme, riparim betoni e asfalti, ankorime dhe membrana, me asistencë teknike.
Laborator i akredituar sipas ISO/IEC 17025 (DPA, certifikata LT 069) me 88 prova të akredituara për beton, inerte, çimento, çelik, dhera, asfalt e më shumë, në laborator dhe në objekt.
Shpime me sondën dhe ekipin tonë, prova dheu e shkëmbi të akredituara dhe MASW për Vs,30 dhe kategorinë e truallit, në një raport për lejen e ndërtimit.
Laboratori ynë është akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DPA) e Republikës së Shqipërisë sipas S SH ISO/IEC 17025:2017, “Kërkesa të përgjithshme për kompetencën e laboratorëve testues dhe kalibrues”.
ISO/IEC170252017
Laborator Testues
Numri i regjistrimit LT 069. Akorduar më 08.06.2025 dhe i vlefshëm deri më 07.06.2029. Çertifikata lëshohet së bashku me fushën e akreditimit.