
Izolim taracash me PVC · Farkë
Izolim taracash me PVC te West Home Residence, Farkë, me materiale të furnizuara dhe punime të mbikëqyrura nga SARP.
- Vendndodhja
- Farkë, Shqipëri
- Punimi
- Izolim taracash me PVC
- Klienti
- Refab Construction
- Roli ynë
- Furnizim materialesh dhe mbikëqyrje në objekt
Planifikoni një projekt të ngjashëm? Flisni me Drejtuesin e Projekteve.
Rreth projektit
Tarracat dhe çatitë e sheshta marrin gjithë ngarkesën e shiut, diellit dhe ndryshimeve të temperaturës, dhe çdo rrjedhje shfaqet në ambientet poshtë. Te West Home Residence, Farkë u shtrua një membranë sintetike PVC në të gjithë sipërfaqen, me mbivendosje të salduara me ajër të nxehtë në një shtresë të vetme, të vazhdueshme dhe të papërshkueshme, që mbetet elastike ndaj rrezeve UV dhe ndryshimeve të temperaturës. SARP furnizoi sistemin dhe mbikëqyri aplikimin me Refab Construction.
Në një çati diferencën e bëjnë detajet: ngritjet anësore, gojët e shkarkimit, këndet dhe depërtimet formohen me pjesë të parafabrikuara ose me fletë metalike të veshur me membranë, që hidroizolimi të mbetet i vazhdueshëm në çdo skaj.

