
Izolim themelesh
Te O2 Residence, SARP furnizoi sistemin e hidroizolimit të themeleve dhe mbikëqyri aplikimin, në bashkëpunim me kontraktorin Perag shpk.
- Sistemi
- Membranë PVC-P Mapeplan UG (Polyglass)
- Punimi
- Izolim themelesh
- Klienti
- Perag shpk
- Roli ynë
- Furnizim materialesh dhe mbikëqyrje në objekt
Planifikoni një projekt të ngjashëm? Flisni me Drejtuesin e Projekteve.
Rreth projektit
O2 Residence është një kompleks banimi ku themelet duhej të mbroheshin nga lagështia dhe uji i tokës para se të ngrihej struktura. SARP furnizoi sistemin e hidroizolimit dhe ndoqi aplikimin në objekt së bashku me kontraktorin.
Fotoja tregon punimet në fazën e pllakës: një themel tashmë i mbuluar në të gjithë sipërfaqen me shtresën hidroizoluese dhe tjetri në përgatitje për të njëjtin sistem. Hidroizolimi nën tokë shtrohet para armaturës dhe betonit, sepse pasi ndërtesa ngrihet, ai nuk mund të arrihet më as të riparohet.
Produktet e përdorura
Membrana SintetikeMapeplan UGMembranë PVC-P për bodrume dhe themele, e shtruar si shtresë hidroizoluese kundër lagështisë dhe ujit nëntokësor.Shiko linjën e produkteve →
Membrana SintetikeMapeplan Metal Sheet (Lamiera)Fletë metalike e veshur me PVC-P, për formimin e profileve anësore dhe përfundimeve ku saldohet membrana.Shiko linjën e produkteve →
Sixhilante dhe Adesive ElastikeMapeflex PU 45 FTSixhilant dhe ngjitës poliuretanik me ngurtësim të shpejtë dhe elasticitet të lartë, për sigilimin e përfundimeve dhe fugave.Shiko linjën e produkteve →
Membrana SintetikePolydren PLGjeotekstil poliestre jo i endur, i shtruar si shtresë ndarëse dhe mbrojtëse për membranën.Shiko linjën e produkteve →
