Testimi gjeoteknik përcakton vetitë fizike dhe mekanike të dherave mbi të cilat mbështetet vepra. Nga këto të dhëna varen zgjedhja e llojit të themelit dhe thellësia e tij, dimensionimi i shtresave rrugore dhe vlerësimi i uljeve që struktura do të pësojë me kalimin e kohës.

Laboratori ynë kryen si provat klasifikuese — lagështira, pesha volumore, granulometria dhe kufijtë e Atterbergut — ashtu edhe provat e sjelljes mekanike: prerja direkte, konsolidimi me oedometër dhe tërheqja indirekte. Për shtresat e ngjeshura kryhen prova Proktor, CBR dhe kontrolli i ngjeshjes në terren me konin e rërës.

Një pjesë e provave kryhet drejtpërdrejt në kantier: densiteti i shtresës së ngjeshur, moduli i deformimit me piastër statike ose dinamike, penetrimi dinamik me kon dhe rezistenca në prerje me shizometër portativ.

Provat gjeoteknike për të cilat laboratori ynë është i akredituar sipas ISO/IEC 17025, çertifikata LT 069, janë:

 

  1. Densiteti dhe pesha e shtresës së ngjeshur (koni i rërës) — 1.1÷2.4 g/cm³ — ASTM D1556/D1556M-24; AASHTO T 191-14(2022)
  2. Pesha volumore e dheut — 1.1÷1.8 g/cm³ — BS EN ISO 17892-2:2014
  3. Lagështira natyrale — ≥ 0.05 % — BS EN ISO 17892-1:2014+A1:2022
  4. Densiteti maksimal dhe lagështira optimale (Proktor) — 1.4÷2.35 g/cm³ — AASHTO T99-22; AASHTO T180-22; ASTM D1557-12(2021); ASTM D698-12(2021); BS EN 13286-2:2010
  5. Aftësia mbajtëse kaliforniane (CBR) — 0.1÷120 % — AASHTO T193-22; ASTM D1883-21; BS EN 13286-47:2021
  6. Madhësia e grimcës (metoda hidrometrike) — ≤ 2 mm — BS 1377-2:2022; ASTM D7928-21e1
  7. Madhësia e grimcave (analiza granulometrike) — 0.063÷150 mm — ASTM D6913/D6913M-17
  8. Kufijtë e Atterbergut (rrjedhshmëria dhe plasticiteti) — LL 1÷90 %, PL 1÷40 %, IP 1÷60 % — ASTM D4318-17e1; AASHTO T89-2022; BS EN ISO 17892-12:2018+A2:2022
  9. Rezistenca në prerje direkte — 0.1÷5 kN — BS EN ISO 17892-8:2018; BS EN ISO 17892-9:2018
  10. Rezistenca në prerje e dherave kohezive (shizometër portativ) — 0.1÷25 N/cm² — BS EN ISO 17892-8:2018
  11. Konsolidimi njëdimensional (oedometër) — ulje vertikale 0.1÷10 mm — ASTM D2435/D2435M-11(2020); BS EN ISO 17892-5:2017
  12. Moduli i deformimit me piastër statike — < 300 MN/m² — CNR B.U. 146
  13. Moduli i deformimit me piastër dinamike — < 150 MN/m² — TP BF-StB Pjesa B 8.3
  14. Penetrimi dinamik me kon (DCP) — 0.1÷120 % — ASTM D6951/D6951M-18
  15. Rezistenca në tërheqje indirekte (prova braziliane) — < 15 MPa — BS EN 13286-42:2003

Ju lutem na kontaktoni per detaje te metejshme

Akreditimi

Kompetencë e verifikuar në mënyrë të pavarur

Laboratori ynë është akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DPA) e Republikës së Shqipërisë sipas S SH ISO/IEC 17025:2017, “Kërkesa të përgjithshme për kompetencën e laboratorëve testues dhe kalibrues”.

ISO/IEC170252017
Laborator Testues

Numri i regjistrimit LT 069. Akorduar më 08.06.2025 dhe i vlefshëm deri më 07.06.2029. Çertifikata lëshohet së bashku me fushën e akreditimit.

Shiko çertifikatën (PDF)

ISO/IEC170252017
Laborator Kalibrues

Numri i regjistrimit LK 005. Akorduar më 06.08.2025 dhe i vlefshëm deri më 05.08.2029. Çertifikata lëshohet së bashku me fushën e akreditimit.

Shiko çertifikatën (PDF)

DPA është nënshkruese e EA MLA dhe ILAC MRA për testimin.