Bitumi është lidhësi i përzierjeve asfaltike dhe sjellja e tij ndaj temperaturës përcakton nëse shtresa rrugore do të deformohet në verë apo do të plasaritet në dimër. Provat mbi bitumin karakterizojnë pikërisht këtë: fortësinë e tij në temperaturë referimi dhe temperaturën në të cilën ai zbutet.
Mbi përzierjen e gatshme asfaltike kryhen prova të tjera, që kontrollojnë përbërjen dhe ngjeshjen: përqindja e bitumit dhe granulometria e agregatit fitohen me ekstraktim, ndërsa densiteti Marshall, boshllëqet e ajrit dhe stabiliteti Marshall tregojnë nëse përzierja është projektuar e ngjeshur si duhet.
Laboratori ynë harton gjithashtu recetën e prodhimit të asfalto-betoneve sipas serisë BS EN 13108, duke përcaktuar përqindjet e agregateve dhe të lidhësit për shtresën e kërkuar.
Provat e mëposhtme — dy mbi bitumin dhe gjashtë mbi përzierjet bituminoze — janë ato për të cilat laboratori ynë është i akredituar sipas ISO/IEC 17025, çertifikata LT 069:
- Pika e zbutjes (unazë dhe sferë) — 0.1÷130 °C — BS EN 1427:2015; BS 2000-58:2015; ASTM D36/D36M-14(2020)
- Penetrimi — 5÷330 dmm — BS EN 1426:2015; BS 2000-49:2015
- Përqindja e bitumit me ekstraktim — 3.0÷6.0 % — BS EN 12697-1:2020; BS EN 12697-27:2017
- Granulometria e agregatit të ekstraktuar — 0.063÷50 mm — ASTM D2172/D2172M-17e1; BS EN 12697-2:2015+A1:2019; BS EN 12697-27:2017
- Densiteti Marshall (pesha volumore) — 2.0÷2.7 g/cm³ — BS EN 12697-6:2020
- Përqindja e boshllëqeve të ajrit — 0.1÷9.0 % — ASTM D3203-22; BS EN 12697-8:2018
- Stabiliteti Marshall — 0.1÷50 kN; rrjedhshmëria 0.05÷10 mm — BS EN 12697-34:2020; ASTM D6927-22
- Formulimi i recetës së prodhimit të asfalto-betoneve — BS EN 13108-1:2016; BS EN 13108-4:2016; BS EN 13108-20:2016
Ju lutem na kontaktoni per detaje te metejshme
Akreditimi
Kompetencë e verifikuar në mënyrë të pavarur
Laboratori ynë është akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DPA) e Republikës së Shqipërisë sipas S SH ISO/IEC 17025:2017, “Kërkesa të përgjithshme për kompetencën e laboratorëve testues dhe kalibrues”.
ISO/IEC170252017
Laborator Testues
Numri i regjistrimit LT 069. Akorduar më 08.06.2025 dhe i vlefshëm deri më 07.06.2029. Çertifikata lëshohet së bashku me fushën e akreditimit.
Shiko çertifikatën (PDF)
ISO/IEC170252017
Laborator Kalibrues
Numri i regjistrimit LK 005. Akorduar më 06.08.2025 dhe i vlefshëm deri më 05.08.2029. Çertifikata lëshohet së bashku me fushën e akreditimit.
Shiko çertifikatën (PDF)
DPA është nënshkruese e EA MLA dhe ILAC MRA për testimin.