Elementet e muraturës — tulla qeramike, tulla silikate, tulla e blloqe betoni — mbartin ngarkesa dhe formojnë mbështjellësin e ndërtesës. Përmasat, dendësia, thithja e ujit dhe rezistenca në shtypje janë vetitë që përcaktojnë klasën e elementit dhe mënyrën si ai do të sillet në mur.
Rezistenca në shtypje është parametri kryesor për llogaritjen strukturore. Thithja e ujit lidhet me qëndrueshmërinë ndaj ngricave dhe me lidhjen që elementi krijon me llaçin, ndërsa toleranca e përmasave ndikon drejtpërdrejt në trashësinë e fugave dhe në cilësinë e murimit.
Këto prova mund të kryhen edhe në kantier, mbi elemente të marra nga furnizimi. Për provat mbi llaçin e muraturës, shihni faqen tonë Testimi i Llaçit.
Provat mbi elementet e muraturës për të cilat laboratori ynë është i akredituar sipas ISO/IEC 17025, çertifikata LT 069, janë:
- Përcaktimi i dimensioneve — 0.1÷500 mm — BS EN 772-16:2011
- Densiteti volumor, specifik dhe aparent — 500÷2500 kg/m³ — BS EN 772-13:2000
- Ujëthithja (absorbimi) — 0.1÷30 % — BS EN 772-21:2011
- Rezistenca në shtypje — 1÷88 MPa — BS EN 772-1:2011+A1:2015
Ju lutem na kontaktoni per detaje te metejshme
Akreditimi
Kompetencë e verifikuar në mënyrë të pavarur
Laboratori ynë është akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DPA) e Republikës së Shqipërisë sipas S SH ISO/IEC 17025:2017, “Kërkesa të përgjithshme për kompetencën e laboratorëve testues dhe kalibrues”.
ISO/IEC170252017
Laborator Testues
Numri i regjistrimit LT 069. Akorduar më 08.06.2025 dhe i vlefshëm deri më 07.06.2029. Çertifikata lëshohet së bashku me fushën e akreditimit.
Shiko çertifikatën (PDF)
ISO/IEC170252017
Laborator Kalibrues
Numri i regjistrimit LK 005. Akorduar më 06.08.2025 dhe i vlefshëm deri më 05.08.2029. Çertifikata lëshohet së bashku me fushën e akreditimit.
Shiko çertifikatën (PDF)
DPA është nënshkruese e EA MLA dhe ILAC MRA për testimin.