Llaçi është materiali që lidh elementet e muraturës dhe shpërndan ngarkesat mes tyre. Rezistenca e murit varet po aq nga llaçi sa nga tulla: një llaç me rezistencë të pamjaftueshme ose me granulometri të papërshtatshme e dobëson të gjithë strukturën.
Provat mbi llaçin e ngurtësuar përcaktojnë rezistencën në shtypje dhe përkulje, densitetin dhe madhësinë e grimcës së agregatit. Këta tre parametra mjaftojnë për të verifikuar klasën e deklaruar të llaçit dhe përputhshmërinë e tij me projektin.
Kampionët merren gjatë punimeve, në kohën e vendosjes së llaçit, dhe provohen pas maturimit standard.
Provat mbi llaçin për të cilat laboratori ynë është i akredituar sipas ISO/IEC 17025, çertifikata LT 069, janë:
- Madhësia e grimcës (analiza granulometrike) — < 4.75 mm — BS EN 1015-1:1999
- Densiteti i llaçit të ngurtësuar — < 3000 kg/m³ — BS EN 1015-10:1999
- Rezistenca në shtypje dhe përkulje e llaçit të ngurtësuar — 2.5÷25 MPa — BS EN 1015-11:2019
Ju lutem na kontaktoni per detaje te metejshme
Akreditimi
Kompetencë e verifikuar në mënyrë të pavarur
Laboratori ynë është akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DPA) e Republikës së Shqipërisë sipas S SH ISO/IEC 17025:2017, “Kërkesa të përgjithshme për kompetencën e laboratorëve testues dhe kalibrues”.
ISO/IEC170252017
Laborator Testues
Numri i regjistrimit LT 069. Akorduar më 08.06.2025 dhe i vlefshëm deri më 07.06.2029. Çertifikata lëshohet së bashku me fushën e akreditimit.
Shiko çertifikatën (PDF)
ISO/IEC170252017
Laborator Kalibrues
Numri i regjistrimit LK 005. Akorduar më 06.08.2025 dhe i vlefshëm deri më 05.08.2029. Çertifikata lëshohet së bashku me fushën e akreditimit.
Shiko çertifikatën (PDF)
DPA është nënshkruese e EA MLA dhe ILAC MRA për testimin.