Polisteroli i zgjeruar (EPS) dhe ai i ekstruduar (XPS) janë materialet termoizoluese më të përdorura në fasada, tarraca dhe dysheme. Performanca e tyre varet nga dendësia dhe nga qëndrueshmëria mekanike: një panel me dendësi më të ulët se ajo e deklaruar humbet si rezistencën termike ashtu edhe aftësinë për të mbajtur ngarkesë.
Provat përcaktojnë përmasat dhe trashësinë e panelit, dendësinë volumore aparente, thithjen e ujit dhe rezistencën në shtypje me 10 % deformim — parametri që përdoret për panelet nën dysheme dhe nën shtresa mbrojtëse.
Kampionët merren nga partia e furnizuar përpara vendosjes, sepse trashësia dhe dendësia reale shpesh ndryshojnë nga ato të deklaruara në etiketë.
Provat mbi produktet termoizoluese për të cilat laboratori ynë është i akredituar sipas ISO/IEC 17025, çertifikata LT 069, janë:
- Përcaktimi i përmasave (gjatësi × gjerësi × trashësi) — BS EN ISO 29465:2022; BS EN ISO 29466:2022; BS EN 824:2013; BS EN ISO 29468:2022
- Densiteti volumor aparent — 10÷40 kg/m³ — BS EN 1602:2013
- Thithja e ujit — ≥ 0.05 kg/m² — BS EN ISO 29767:2019
- Rezistenca në shtypje me 10 % deformim — 30÷500 kPa — BS EN ISO 29469:2022
Ju lutem na kontaktoni per detaje te metejshme
Akreditimi
Kompetencë e verifikuar në mënyrë të pavarur
Laboratori ynë është akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DPA) e Republikës së Shqipërisë sipas S SH ISO/IEC 17025:2017, “Kërkesa të përgjithshme për kompetencën e laboratorëve testues dhe kalibrues”.
ISO/IEC170252017
Laborator Testues
Numri i regjistrimit LT 069. Akorduar më 08.06.2025 dhe i vlefshëm deri më 07.06.2029. Çertifikata lëshohet së bashku me fushën e akreditimit.
Shiko çertifikatën (PDF)
ISO/IEC170252017
Laborator Kalibrues
Numri i regjistrimit LK 005. Akorduar më 06.08.2025 dhe i vlefshëm deri më 05.08.2029. Çertifikata lëshohet së bashku me fushën e akreditimit.
Shiko çertifikatën (PDF)
DPA është nënshkruese e EA MLA dhe ILAC MRA për testimin.